Kosova kërkon rezultat të favorshëm kundër ruseve 

Futboll

Kosova kërkon rezultat të favorshëm kundër ruseve 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 19:03
Kosova kërkon rezultat të favorshëm kundër ruseve 

Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur maksimalisht dhe kërkon rezultat të favorshëm në duel me Rusinë, e cila luhet nesër në orën 18.00 në terren neutral, në Wiesbaden të Gjermanisë.

Ndeshja është e vlefshme për grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, ndërsa Kosova është në pozitën e katërt me 6 pikë aq sa ka edhe Rusia një vend më lartë dhe secila ka nga dy fitore e një humbje.

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija, e ka të qartë për kundërshtaren që e ka përballë, por beson e shpreson se do ta dalin me rezultat pozitiv.  

Vashat tona janë në formë të mirë dhe zotohen se do të japim më të mirën e mundshme në këtë sfidë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat