Frikë nga “italianët”

Futboll

Frikë nga “italianët”

Më: 5 mars 2020 Në ora: 19:25
Frikë nga “italianët”

Më 31 mars është planifikuar një miqësore luksi mes Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa federate vendase ka zgjedhur qytetin bavarez të Nurembergut për të pritur këtë takim, megjithatë jo çdo gjë po shkon sipas planit.

Kjo pasi drejtuesit në Nuremberg janë trembur nga koronavirusi dhe faktin që në qytet mund të mësyjnë shumë italianë, ka bërë që të kërkojnë zyrtarisht anulimin e ndeshjes, ose gjetjen e një tjetër stadium për zhvillimin e saj.

Lajmin e jep e përditshmja gjermane në versionin e saj online, ndërsa thuhet se Federata Gjermane e Futbollit nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për këtë takim, pasi pritet të bisedohet fillimisht edhe me palën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat