Kupa FA: Man United në çerekfinale, kalon pa telashe Derby Countyn

Futboll

Kupa FA: Man United në çerekfinale, kalon pa telashe Derby Countyn

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Manchester United nuk ka pasur telashe në ndeshjen kundër Derby County.

United kanë shënuar fitore me rezultatin 0:3, për të kaluar në raundin tjetër të Kupës FA.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Luke Shaw, kur luhej minuta e 33’ e ndeshjes.

Shtatë minuta më vonë, Odion Ighalo u përkujdes për të dyfishuar epërsinë e ‘Djajve të kuq’, në mënyrë që skuadra e United të shkonte më e qetë në pauzë.

Në pjesën e dytë, Manchester United shënoi edhe një herë. Igalo regjistroi edhe golin e dytë personal, si dhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur rezultatin final 0:3.

Kështu, United do të luajë në fazën çerekfinale, kundër skuadrës së Norwich City. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat