Ndalohet përshëndetja me duar në Premier League shkaku i koronavirusit

Futboll

Ndalohet përshëndetja me duar në Premier League shkaku i koronavirusit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Drejtuesit e Premier League kanë marrë një vendim duke synuar kështu parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Ky vendim parasheh ndalimin e përshëndetjes me duar në mes të lojtarëve para fillimit apo pas përfundimit të ndeshjeve, raporton Sky Sports.

Po ashtu masa të ngjashme janë marrë edhe në ligat e tjera të futbollit për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat