De Ligt tregon pse e refuzoi Barcelonën për Juventusin

Futboll

De Ligt tregon pse e refuzoi Barcelonën për Juventusin

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:44
De Ligt tregon pse e refuzoi Barcelonën për Juventusin

De Ligt thotë se Juve është skuadra e duhur për të ku ai mund të rritet edhe më shumë si lojtar.

PSG, Barcelona dhe Juventus – ishin skuadrat më të interesuara për Matthijs de Ligt gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019, në fund triumfuan italianët.

Ai kishte ofertë serioze edhe nga Barça, por 19-vjeçari në fund zgjodhi Juventusin e Cristiano Ronaldos.

De Ligt nuk e nisi mirë sezonin me ‘Zonjën e Vjetër’, por ndeshje pas ndeshje po bëhet edhe më i rëndësishëm për ekipin e Maurizzio Sarrit.

“Kisha oferta verën e kaluar nga Juventus, PSG dhe Barcelona, kështu që i shikova gjitha opsionet dhe në fund erdha në përfundim se mund të rritem më shpejtë si lojtar të Juventusi”, u shpreh De Ligt.

“Ata kanë stil të veçantë dhe e dija se të qenurit këtu do të më bënte lojtar më të kompletuar”.

De Ligt tutje tha se klubi gjatë gjithë sezonit ka treguar se ka besim në të, ashtu si trajneri Sarri dhe se atij i mbetet vetëm puna për të arritur majat, për t’u shndërruar një ditë në një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat