Celina pritet t’i mungojë sërish Swanseas

Futboll

Celina pritet t’i mungojë sërish Swanseas

Më: 5 mars 2020 Në ora: 23:57
Bersant Celina

Bersant Celina dhe Andre Ayew janë në dyshim për t’u paraqitur me skuadrën e Swansea Cityt në duelin kundër West Bromwich Albionit që zhvillohet në fundjavë.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Celina, i cili në 31 ndeshje të zhvilluara në “Championship” dhe “FA Cup” ka realizuar dy herë dhe ka asistuar në tri raste, po vuan nga një dëmtim në legen.

Ndërkohë, sulmuesi Ayew që ka 14 gola në të gjitha garat sivjet, ka pësuar një goditje në këmbë në barazimin 2:2 të shtunën kundër Blackburnit, dhe nuk ka stërvitur fare me ekipin këtë javë.

Celina mungoi edhe në dy duelet kundër Fulhamit dhe Blackburnit për shkak të ftohjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat