Maguire në dyshim për derbin e Mançesterit

Futboll

Maguire në dyshim për derbin e Mançesterit

Më: 6 mars 2020 Në ora: 00:12
Maguire

Harry Maguire është në dyshim për derbin lokal të Mançesterit.

Manchester United mund të përballet me një mungesë të madhe për sfidën kundër rivalit lokal, Manchester City.

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Harry Maguire, mund të mungojë në këtë ndeshje, si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer.

“Kam biseduar me të para seancës stërvitore të djeshme, për të thënë që unë nuk do ta pushoj atë” ka thënë Solskjaer.

“Por pastaj, ai dëmtoi kyçin në stërvitje kështu që duhej të qëndronte në shtëpi. Shpresoj të jetë mirë për vikendin, por nuk jam i sigurt” ka shtuar trajneri norvegjez.

Manchester United – Mancheste City do të luhet të dielën, me fillim nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat