Ja sa pritet t’i kushtojë Barcelonës transferimi i Neymar

Futboll

Ja sa pritet t’i kushtojë Barcelonës transferimi i Neymar

Më: 6 mars 2020 Në ora: 09:16
Neymar

Bota e futbollit gjatë verës së vitit 2020 mund të përjetojë një nga rikthimet më emocionuese në këtë sport, me Neymar që po kërkohet nga Barcelona.

Mediet në Spanjë të enjten kanë raportuar se Barcelona do të tentojë të nënshkruajë me yllin brazilian.

Janë lojtarët si Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Suarez që kanë marrë situatën në dorë te katalanët, duke i kërkuar presidentit Josep Bartomeu transferimin e Neymar.

Braziliani ka qenë pjesë e Barcelonës në të kaluarën, dhe në vitin 2017 ishte transferuar te PSG për 222 milionë euro, shuma e cila akoma mbetet rekorde në futboll.

Sot në ‘Transfermarkt’, Neymar vlerësohet 160 milionë euro, dhe është lojtari i dytë më më vlerë pas Kylian Mbappe.

Një shumë të tillë, pritet që edhe PSG t’ia kërkojë Barcelonës, nëse synohet rikthimi i 28 vjeçarit në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat