Loshaj ftohet në grumbullimin e U-19 të Kosovës

Futboll

Loshaj ftohet në grumbullimin e U-19 të Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 6 mars 2020 Në ora: 10:49
Loshaj

Futbollisti 18 vjeçar mitrovicas Dren Loshaj do të jetë prurja më e re në përfaqësuesen U-19 të Kosovës, bëhet fjalë për futbollistin korpulent me të ardhme, që mundet të luaj në tri pozita.

Dreni që është  gjeneratë e vitit 2002 është duke u paraqitur mjaftë mirë në skuadërn e njohur belge Lommel, ndërkohë që është duke u vëzhguar nga skuadra të disa kampionateve si Turqi, Holandë, Belgjikë e Zvicër.

Ai luan si mesfushor defanziv edhe ofensivë në varësi nga nevoja që ka trajneri i klubit, ndërkohë që gjatësia dhe lëvizshmëria e tij ia mundësojnë edhe paraqitjen edhe në pozitën qendërmbrojtës.

Mitrovicasi që luan me dy këmbët dhe është shumë i sigurt në lojën me kokë, ka marr ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës U-19 për kampin i cili do të mbahet nga 9 deri 11 mars.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra ku ai luan, që ka cilësuar ftesën nga Kosova si nderim dhe si mundësi të artë për Drenin, në të cilin skuadra llogarit shumë.

Kështu Loshaj do t’i bashkohet Kosovës, përkatësisht dyshes së njohur Ramiz Krasniqi e Nazmi Rama për mini-kampin, që do të mbahet nga 9 deri 11 mars me ‘Dardanët’ U-19.

Fjalë të mira për talentin dhe potencialin që ka Dren Loshaj, ka thënë edhe futbollisti i njohur vushtrrias Gani Llapashtica, që jeton edhe punon në këtë qytet dhe që ka parë rritjen dhe kalitjen e Drenit që nga moshat e vogla.

Dreni është i lindur me 7 shkurt 2002, ka luajtur në skuadrën lokale ku jeton me familje  te skuadra Bregel Sport deri U-13 dhe U-14 ndërsa më pas ishte pjesë e skuadrës holandeze Mastricht, ku ka luajtur në grupmoshat U-15 dhe U-17, për të kaluar më pas në skuadrën Lommel Sk, që bënë pjesë në Ligen e dytë ne Belgjike.

Më herët Dren Loshaj ishte vëzhguar edhe në listat e skautëve të kombëtares së Shqipërisë dhe ka qenë i ftuar në i ftuar ne grumbullim ne Frankfurt, mirëpo ai e kishte ëndërr ftesën nga Kosova dhe po e jetëson atë ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat