Juventusi s’dorëzohet për Icardin, bën gati ofertën 100 milionëshe

Futboll

Juventusi s’dorëzohet për Icardin, bën gati ofertën 100 milionëshe

Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:25
Mauro Icardi

Juventusi raportohet se po bëhet gati ta bëjë një ofertë të ri për sulmuesin argjentinas të Interit të huazuar në Paris Saint-Germain, Mauro Icardin, gjatë afatit kalimtar të verës në fund të këtij sezoni.

Mauro Icardi ka qenë i përfolur për një transferim potencial te Juventusi që nga para transferimit në formë huazimi në Paris Saint-Germain në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2019.

Tani, gazeta italiane Calcio Mercato raporton se bardhezinjtë janë hedhur sërish në aksion për ta siguruar nënshkrimin e Icardit, edhe pse besohet se ata do të duhet t’i harxhojnë rreth 100 milionë euro për ta transferuar atë.

Icardi është për momentin i huazuar te gjiganti francez Paris Saint-Germain nga Interi, pasi i ishte bërë e ditur gjatë verës së kaluar nga drejtuesit e zikaltërve dhe trajneri Antonio Conte se ai s’ka të ardhme në San Siro.

PSG-ja e ka opsionin ta transferojë argjentinasin në fund të sezonit për rreth 70 milionë euro, mirëpo nuk është ende e qartë nëse gjiganti francez do ta shfrytëzojë këtë opsion.

Megjithatë, Juventusi shpreson se do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e argjentinasit për sezonin e ardhshëm – pa marrë parasysh a do të duhet të futet në negociata me Interin apo Paris Saint-Germainin.

Icardi ka shfaqur formë të mirë me klubin francez gjatë këtij sezoni 2019/20, duke kontribuar me 20 gola dhe katër asiste në 31 ndeshjet e zhvilluara me PSG-në në Ligue 1, Ligën e Kampionëve, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat