Ndihmës trajneri i Ajaxit, Kristian Poulsen është futur në karantinë pas kontaktit me një të prekur me koronavirus.
Mediat vendase raportojnë se përveç ish-futbollistit të Juventusit, janë izoluar edhe 2 antarët të tjerë të stafit të Ajaxi.
Për sa i përket Poulsen, ai kishte marrë pjesë në një ditëlindje ku një nga të pranishmit ishte i prekur me koronavirus.
Po ashtu këta tre persona kishin pretenduar se nuk kanë simptoma mirëpo prapë u është thënë të izolohen dhe të kontrollojnë vazhdimisht temperaturën e tyre.