Dortmund transferon falas mbrojtësin e PSG-së

Futboll

Dortmund transferon falas mbrojtësin e PSG-së

Më: 6 mars 2020 Në ora: 12:27
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e djathtë të PSG-së, Thomas Meunier.

Sipas ‘La Derniere Heure’, skuadra gjermane është vënë pas mbrojtësit belg.

28 vjeçari do të mbetet lojtar pa kontratë në fund të sezonit, dhe është i lirë të negocijojë për largim nga PSG.

Kontaktet mes Borussia Dortmundit dhe Meunier tashmë janë vënë, me skuadrën nga Bundesliga që është e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë.

Meunier te PSG është transferuar në vitin 2016 nga belgët e Club Brugge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat