Mourinho pranon se ka qenë i bezdisshëm dhe dembel si lojtar: Po ta kisha një futbollist si unë, nuk do ta inkuadroja dhe do ta ofroja falas

Futboll

Mourinho pranon se ka qenë i bezdisshëm dhe dembel si lojtar: Po ta kisha një futbollist si unë, nuk do ta inkuadroja dhe do ta ofroja falas

Më: 6 mars 2020 Në ora: 22:18
Jose Mourinho

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka pranuar se si lojtar ka qenë i bezdisshëm, është ankuar shumë dhe ka qenë dembel, dhe se do ta kishte shumë të vështirë që të ishte trajner i një lojtari si ai.

Ish-asistent trajneri i portugezit, Baltemar Brito, ka folur për qëndrimin e Mourinhos gjatë kohës kur ishte lojtar. Ndërsa 57-vjeçari nuk i ka kundërshtuar pohimet e tij.

Kut është pyetur nëse përshkrimi i qëndrimit dhe sjelljeve të tij ka qenë i vërtetë, ai është përgjigjur: “Unë si lojtar, korrekt, absolutisht korrekt”.

Përgjigja e tij ka nxitur të qeshura te të pranishmit, ndërsa gazetari ka vazhduar me pyetjet shtesë:

Gazetari: “Çfarë do të bënte trajneri Jose Mourinho me një lojtar si Jose Mourinho?”.

Mourinho: “Nuk do ta inkuadroja në lojë. Nuk do ta inkuadroja, është kaq e lehtë”.

Gazetari: “A do ta shisje?”.

Mourinho: “Do ta ofroja. Merreni. Merreni falas”.

Si lojtar, Jose Mourinho ka qenë mesfushor dhe ka qenë aktiv gjatë viteve 1980-1987, ndërsa ka luajtur për klube, si Rio Ave, Belenenses, Sesimbra dhe Comercio e Industria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat