Dëmtohet në kokë

Futboll

Dëmtohet në kokë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 11:56
Dario Benedetto

Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur në sfidën e luajtur mbrëmjen e kaluar mes Marseille dhe Amiens. Sulmuesi i ekipit nga “Velodrome”, Dario Benedetto, është dëmtuar në kokë në pjesën e parë.

Argjentinasi, pasi ka marrë ndihmën nga stafi mjekësor, nuk ka vendosur në kokë fasho, apo rrjetë siç ndodh rëndom, por ka vendosur një “kapele” notimi, njësoj siç përdorin notarët, apo lojtarët e lojës “Waterpolo”.

Diçka vërtet e veçantë, por edhe e pritshme nga një argjentinas, të cilët njihen për çmenduritë e tyre.

Për sa i përket ndeshjes, gjithçka u mbyll me shifrat 2-2, me Marseille që shpërdoroi një avantazh të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat