Revolucioni në pesë pika

Futboll

Revolucioni në pesë pika

Më: 7 mars 2020 Në ora: 13:38
Revolucioni në pesë pika

Bota e futbollit është gati për një revolucion të vërtetë. Federata Hollandeze e Futbollit, në fakt, së bashku me homologet gjermane, angleze, belge dhe amerikane, po studiojnë një plan me pesë pika për të modernizuar lojën më të dashur e magjike në glob. Çuditërisht, Italia mbetet një vend pilot, përsa i përket prezantimit të VAR-it. Pas hyrjes së kësaj teknologjie të re në gjykim, thirrja e trajnerëve për një rishikim të disa rregullave të tjera, futbolli është duke u përgatitur për një ndryshim të ri epokal. Faza e parë eksperimentale duhet të aplikohet te të rinjtë, për t’u implementuar pastaj në kampionatet dhe kupat e amatorëve, në garat kombëtare, deri në përfundimin e revolucionit në të gjitha nivelet.

- Rivënia e topit nga vija (linja) anësore duhet të bëhet me këmbë e jo me duar, sikurse ndodh tani (e ngjashme me Futsal). Nuk është e qartë nëse zgjedhja midis përdorimit të duarve, ose këmbëve është opsionale, çka në fakt do ta shndërronte rivënien anësore në goditje të lirë.

- Për goditjen e lirë dypasimshe, lojtari lihet i lirë të driblojë, ose të gjuajë pa patur nevojë t’ia kalojë topin shokut të skuadrës.

- Ndryshimi i tretë ka të bëjë me kartonët e rezervuar për masa disiplinore gjatë lojës: pas kartonit të parë të verdhë, lojtari që kryen një faull të ri, të denjë për një karton tjetër të verdhë, mund të hiqet përkohësisht nga fusha për 2, 5, ose 10 minuta, për të shmangur dënimin automatik me karton të kuq (tani është kështu, pas ndeshkimit të dyfishtë të verdhë).

- Koha e ndeshjes duhet të jetë po aq efektive sa në basketboll dhe hokej mbi akull, me ndalimin e kronometrit gjatë ndalesave të ndryshme të lojës.

- Zëvendësimet e lojtarëve gjatë ndeshjes mund të jenë të pakufizuara, me një stol të gjatë, sipas dëshirës së trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat