Vila: Kupa e Shqipërisë dhuratë për 100-vjetorin

Futboll

Vila: Kupa e Shqipërisë dhuratë për 100-vjetorin

Më: 7 mars 2020 Në ora: 16:24
Vila: Kupa e Shqipërisë dhuratë për 100-vjetorin

Fitorja ndaj Partizanit në kryeqytet ka rikthyer moralin te Teuta që është shumë afër vendit të 3-të, që është edhe objektivi sezonal i “djemve të detit”. Këtë të dielë durrsakët presin Flamurtarin në Niko Dovana një ndeshje që duhet ta fitojnë me çdo kusht dhe në rast suksesi mund të parakalojnë Laçin në renditje që nga ana tjetër ka një mision të vështirë ndaj Tiranës. Në konferncën për shtyp përpara kësaj sfide, Vila foli për objektivat e Teutës teksa nënvizoi se durrsakët synojnë të fitojnë Kupën e Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të skuadrës së tyre.

Atmosfera dhe ndeshja me Flamurtarin- “Normale që atmosfera është shumë e mirë, duke e ditur që fitorja erdhi në momentin e duhur. Jemi duke përgatitur ndeshjen e nesërme me Flamurtarin. Jemi të gjithë në rregull. Në letër normal që është ndeshje e lehtë, por duke parë kampionatin nuk mendoj se ka të tilla. E vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin, para disa javësh kemi gabuar me Luftëtarin. Nuk na lejohet asnjë hap fals. Flamurtari nuk ka çfarë humb nesër. Ata e treguan edhe me Tiranën që luajnë, i hapën punë dhe nuk ishte e lehtë për ta.Do hyjmë në fushë siç kemi hyrë në dy ndeshjet e fundit me Partizanin dhe Kukësin, ku kemi bërë një lojë shumë të mirë. Ky kampionat e ka treguar që nga i pari, tek i fundit, të gjithë luajnë futboll dhe të hapin probleme. Nesër do japim maksimumin të fitojë dhe të marrim tre pikët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk dua të shohim ndeshjet e tjera, por të shohim ndeshjen me Flamurtarin. Të marrim tre pikët dhe pastaj të mendojmë për Laçin. Aty shihet se ku do të renditemi”.

Më shumë presion te lojtarët vendas- “Përgjegjësia është te ne, lojtarët durrsakë. Kemi eksperiencë, si unë, Arapi e Rustem Hoxha, apo edhe disa djem të tjerë, si dhe është bërë ndërthurja me të rinjtë. Presidenca ka bërë një grup të mirë.

Kemi treguar se luajmë futboll të mirë, japim maksimumin. Tani të shohim përpara. Besoj se kemi zhvilluar një kampionat pozitiv deri tani.Jemi në garë për në Kupë dhe në kampionat. Shpresoj që për 100 vjetor të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Ta sjellim në Durrës, pasi ka kaq shumë vite. Për mendimin tim dhe të gjithë çunave, kupa është kryesore. Pastaj edhe kampionati, pasi edhe nga aty mund të kualifikohemi në Europë”, u shpreh Vila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat