Gullit s’i ndahet me kritika De Jong: Pason majtas, ose djathtas; asgjë tjetër nuk bën

Futboll

Gullit s’i ndahet me kritika De Jong: Pason majtas, ose djathtas; asgjë tjetër nuk bën

Më: 7 mars 2020 Në ora: 17:12
Gullit dhe De Jong

Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit, foli përsëri për bashkatdhetarin e tij, Frenkie de Jong. Në fakt, nuk është hera e parë që ai kritikon mesfushorin e Barcelonës.

E bëri këtë edhe para pak ditëve, kur tha se “si dhëndër është i mirë, por si futbollist ende jo…” Duket sikur kampioni i Europës me portokallinjtë i është "qepur pas" 22-vjeçarit, i cili po luan sezonin e parë në “Camp Nou”. Gjithsesi, ai sqarohet, duke thënë se pret më shumë nga mesfushori i ri, sepse i ka mundësitë për këtë. 

Për “VoetbalPrimeur”, Gullit tha: “Një lojtar si Frenkie duhet të bëjë shumë më mirë. Ai vjen për të marrë një top, bën një kthesë. Pastaj e godet (pason) majtas, ose djathtas, asgjë tjetër nuk bën. Në fakt, unë e kritikoj sepse e di që mund të bëjë më mirë. Frenkie duhet të luajë më mirë. Barcelona e mori për një lojtar të shkëlqyer, por deri tani nuk e kam parë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat