Cake: Struga Trim & Lum ka ekip të mirë, shpresojmë që do të kualifikohemi në finale të Kupës së Maqedonisë

Futboll

Cake: Struga Trim & Lum ka ekip të mirë, shpresojmë që do të kualifikohemi në finale të Kupës së Maqedonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2020 Në ora: 18:26
Cake: Struga Trim & Lum ka ekip të mirë, shpresojmë që do të kualifikohemi në finale të Maqedonisë së Veriut

Katër skuadra shqiptare, Struga Trim & Lum, Shkëndija e Tetovës, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, garojnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Skuadra që po befason të gjithë, si me organizim, si me shikueshmëri po ashtu edhe me rezultate, padyshim është Struga Trim & Lum, e cila është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe për rival e ka Shkëndijen.  

Struga Trim & Lum synon që të bëjë histori, të futet në finale dhe në fund ta ngrejë lartë këtë trofe.

Qendërmbrojtësi i Strugës, Klinsman Cake, tha se atmosfera është shumë e mirë dhe aq me tepër të gjithë janë të gëzuar me kualifikimin në mesin e katërt skuadrave më të mira të Kupës, por ajo që e brengos më së shumti është se në kampionat kanë çaluar paksa me pikë gjatë pjesës pranverore.

Image

Synimi i skuadrës shqiptare është që ta sigurojnë ekzistencën, ku renditen në vend të shtatë me 25 pikë pas 21 jave të zhvilluara deri me tash. Cake është optimist se do të arrijnë sukses për Kupë po ashtu edhe do të sigurojnë ekzistencën në elitë.

“Bota sot”: Si e sheh Struga Trim & Lum deri me tash me rezultate?

Klinsman Cake: Ka qenë një moment i keq për ne pas janarit, pasi që e nisem keq po tani me kualifikimin në Kupë, shpresoj se do të vijnë edhe rezultatet pozitive.

Image

“Bota sot”: Struga në gjysmëfinale, gati që të bëjë historinë, të futet në finale?

Klinsman Cake: Shpresojmë shumë që të shkojmë në finale edhe pse shorti na rezervoi një përballje shumë të fortë, me një rival si Shkëndija.

“Bota sot”: Ku i sheh përparësi të karshi Shkëndijes, sfida e parë luhet me 8 prill në Strugë, ndërsa ajo e kthimit me 6 maj në Tetovë?

Klinsman Cake: Është një klub i madh që këto vitet e fundit ka bërë shumë rezultate të mira, por ne shpresojmë se do ta kalojmë.

“Bota sot”: Cila është atmosfera brenda klubit, si e shohin kualifikimin në gjysmëfinale?

Klinsman Cake: E shohin si një gjë shumë të madhe, pasi është një klub shumë i ri dhe është në 4 ekipet më të mira në Maqedoni.

“Bota sot”: Struga është në pozitë jo edhe të volitshme, a besoni se do ta siguroni mbijetesën?

Klinsman Cake: Jemi shumë të bindur që do ta sigurojmë mbijetesën sepse e kemi treguar veten edhe në dy fazat e para që kemi bërë lojëra shumë të mira.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë e Strugës ndaj rivalëve që janë të rrezikuar?

Klinsman Cake: Kemi një ekip më të mirë dhe më të kompletuar.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve?

Klinsman Cake: Ju premtoj që do ta japim maksimumin për Strugën dhe për të gjithë tifozët, do t’i bëjmë krenarë.

“Bota sot”:  Po shikuesit?

Klinsman Cake: Përkrahja e tifozëve është shumë e mirë, janë lojtari i 12-të. Si gjithmonë na kanë mbështetë shumë.

“Bota sot”: Nesër në orën 14.00 kundër Shkupit, a jeni komplet dhe çfarë pret?

Klinsman Cake: Jemi të kompletuar dhe po presim të marrim 3 pikë.

“Bota sot”:  A jeni në formën më të mirë si qendërmbrojtës?

Klinsman Cake: Nuk e di a jam në formën më të mirë, fusha do ta tregoj.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë ekipit?

Klinsman Cake: Duhet vetëm të kthehemi në formën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat