Trepça ’89 kërcënon lojtarët për humbjen në Ferizaj - Bota Sot
Trepça ’89 kërcënon lojtarët për humbjen në Ferizaj

Futboll

Trepça ’89 kërcënon lojtarët për humbjen në Ferizaj

Nga: K. G. Më: 7 mars 2020 Në ora: 18:42
Trepça ’89 kërcënon lojtarët për humbjen në Ferizaj

Trepça ’89 nga Mitrovica ka pësuar humbjen me të rëndë gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit të Kosovës, me rezultat 4:0 nga Ferizaj, në takimin e javës së 22-të.

Drejtuesit e Trepçës ’89 kanë humb durimin, kërcënojnë lojtarët me ndëshkime. 

“Njëra ndër ndeshjet më të dobëta të ish-kampionëve.

Siç po shihet lojtarët tanë janë duke luajtur pa ndonjë përgjegjësi dhe sipas tekeve të tyre. Por Kryesia edhe Shtabi Teknik pritet të ndërmarrin masa ndëshkuese rigoroze”, thuhet në faqen e klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat