Drita fiton derbin e madh kundër Prishtinës, Gjilani kokulur në Podujevë

Futboll

Drita fiton derbin e madh kundër Prishtinës, Gjilani kokulur në Podujevë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2020 Në ora: 15:06
Pamje nga ndeshja në Podujevë

Drita nga Gjilani shënon fitore të madhe në derbin e madh, me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së dytë të elitës futbollit të Kosovës.

Në një atmosferë të bukur sportive, Drita ngadhënjeu dhe ngritët në vend të dytë me 43 pikë, ka një ndeshje më shumë se lideri Ballkani që ka 44 pikë, ndërsa Gjilani dhe Prishtina renditen në vend të tretë përkatësisht të katërt me 41 sosh, ndërsa Llapi është në pozitën e pestë me 34.

Në minutën e 6-të, Kastriot Rexha kalon në epërsi Dritën, ndërsa në pjesën e dytë, në atë të 71-tën Oto John nga afërsia me kokë barazon shifrat, 1:1. Në minutën e 77-të, Astrit Fazliu nga rreth 17-18 metra shënon eurogol në këndin epërm të portës së portierit Visar Bekaj dhe i siguron fitoren e madhe Dritës, me rezultat 2:1.   

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi triumfoi me 2:1 ndaj Gjilanit.

Për Llapin shënuan Ramadani (2’-nga penalltia) e Ymerit (39’) dhe për Gjilanin Nikaç (70’). Llapjanët fitua tri pikë të mëdha, duke ikë sa më larg zonës së rrezikut, kurse për Gjilanin është humbje e rëndë, të cilët me gjithë angazhimin nuk arritën një pikë nga ky udhëtim.

Ipko Superliga, java e 22-të
Ferizaj-Trepça    '89    4:0
Drita-Prishtina    2:1
Llapi-Gjilani    2:1

E hënë
Dukagjini-Drenica    14.00
Flamurtari-Ballkani    14.00
Feronikeli-Vushtrria    14.00

Tabela
1. Ballkani    21    13    5    3    44
2. Drita    22    13    4    5    43
3. Gjilani    22    13    2    7    41
4. Prishtina    22    12    5    5    41
5. Llapi    22    10    4    8    34
6. Feronikeli    21    9    4    8    31
7. Drenica    21    7    6    8    27
8. Trepça ‘89    22    7    5    10    26
9. Ferizaj    22    8    1    13    25
10. Flamurtari    21    7    4    10    25
11. Vushtrria    21    4    4    13    16
12. Dukagjini    21    2    4    15    10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat