Serie A mund të anulohet, të martën mbledhja e jashtëzakonshme

Futboll

Serie A mund të anulohet, të martën mbledhja e jashtëzakonshme

Më: 8 mars 2020 Në ora: 21:47
Ilustrim

Më herët gjatë ditësë së sotme, loja mes Parma dhe SPAL u vonua për 45 minuta pasi drejtuesit ende nuk kishin vendosur a do të luhet ndeshja.

Shoqata e Lojtarëve, përveç Ministrit të Sportit, po bënte presion që të gjitha ndeshjet të shtyheshin.

FIGC, ndërkohë, përfundimisht mori vendimin që të gjitha ndeshjet do të luhen ashtu siç ishte planifikuar.

Sidoqoftë, u zbulua gjithashtu se do të ketë një takim të martën për të marrë parasysh situatën, pasi Shoqata e Lojtarëve pret që liga të pezullohet për shëndetin e anëtarëve të tyre.

Mund të thuhet se liga do të pezullohet, por kjo do ta vështirësonte punën për shkak të Euro 2020 këtë verë. Nga ana tjetër, mbetet gjithashtu të shihet nëse Euro 2020 do të zhvillohet, pasi bota e futbollit po përballet me një situatë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat