Liverpool me ide interesante për Timo Werner

Futboll

Liverpool me ide interesante për Timo Werner

Më: 9 mars 2020 Në ora: 15:27
Timo Werner

Liverpool raportohet se po shqyrton planet e tyre për Timo Werner nëse ata do të arrijnë marrëveshje me RB Leipzig përpara këtij sezoni.

Werner, 24 vjeç, është lidhur me një transferim te liderët e Premierligës pas një sezoni fantastik me skuadrën e Bundesligës.

Por nëse gjermani nënshkruan për Liverpoolin përpara sezonit 2020/21, ai mund të mos jetë në planet e tyre fillestare.

Liverpool mund ta huazojë Wernerin përsëri në RB Leipzig për sezonin e ardhshëm, nëse ata marrëveshja arrihet para edicionit 2020/21, sipas Bild.

Werner ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje këtë sezon, duke zgjuar interesimin nga e gjithë Evropa.

Sulmuesi gjerman, i cili është paraqitue 29 herë për vendin e tij, tha muajin e kaluar se ishte krenar që lidhet me transferimin te Liverpooli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat