Chelsea ka gati ofertën për një ndër futbollistët kryesor të Barcelonës

Futboll

Chelsea ka gati ofertën për një ndër futbollistët kryesor të Barcelonës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 16:06
Barcelona

Chelsea vazhdon punën për të siguruar portën për sezonin e ardhshëm, pasi performancat e Kepa Arrizabalagas nuk bindin aspak trajnerin Lampard, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit një portier me eksperiencë, në mënyrë që t’i besojë katërkëndëshin e “bluve” të Londrës.

Objektivi për trajnerin Lampard është që të sjellë në “Stamford Bridge” një emër të madh si Marc-Andre ter Stegen, që aktualisht mbron interesat e Barcelonës.

Mediet angleze pretendojnë se gjermani nuk po kalon një situatë të mirë te katalanët, pas zërave për një konfrontim me Messin, dhe anglezët kërkojnë të përfitojnë për ta transferuar 27-vjeçarin në Londër sa më parë.

Gjithsesi, pavarësisht zërave që qarkullojnë, Ter Stegen duket i lumtur në Spanjë dhe presidenti Bartomeu nuk dëshiron ta largojë portierin, të cilit pritet t’i ofrojë rinovimin.

Për të arritur te gjermani, Chelsea nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të bëjë një superofertë për të bindur Barcelonën të pranojë shitjen e portierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat