Milani në kaos, Ibrahimovic vazhdon “thumbat” ndaj klubit!

Futboll

Milani në kaos, Ibrahimovic vazhdon “thumbat” ndaj klubit!

Më: 9 mars 2020 Në ora: 16:11
Zlatan Ibrahimovic

I nervozuar, i tensionuar dhe madje edhe i xhindosur me atë që po ndodh te Milani! Zlatan Ibrahimovic shënoi gol ndaj Genoas por nuk shmangi dot humbjen 1-2 në "San Siro"-n e zbrazur. Megjithatë, problemi më i vogël është humbja dhe paraqitja në fushë, pasi ajo që po ndodh te Milani është një kaos i vazhdueshëm. 

Pasi u shkarkua Boban me letër nga Gazidis dhe Elliott, në stadium u prezantua vetëm Ivan Gazidis, pa Maldinin dhe Massara. Një mendim të njëjtë ndan edhe presidenti Scaroni që ka "duartrokitur" vendimin e klubit për të hequr Boban pas intervistës së fundit ku akuzonte përçarje mes drejtuesve për projektin e të ardhmes. "Askush nuk vjen mbi klubin e Milanit", tha Scaroni.

Zlatan Ibrahimovic, që disa ditë postoi një video të tij që shoqërohej me diçiturën, "bëje me pasion ose mos e bëj", sot ka rritur dozën. "Pse të jesh normal kur mund të jesh më i miri!?!", teksa në videon e postuar është Mohamed Ali, ish-boksieri legjendar. Një mesazh i qartë klubit që ka vendosur të bëhet "ekip normal" dhe jo "më i miri" siç ka qenë dikur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat