Mayweather mund t’i bashkohet botës së futbollit, kandidat potencial për ta blerë Newcastle United

Futboll

Mayweather mund t’i bashkohet botës së futbollit, kandidat potencial për ta blerë Newcastle United

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:09
Mayweather

Ish boksieri amerikan dhe një nga sportistët më të pasur në histori, Floyd Mayweather, duket se është gati të nis një aventurë të re.

Mayweather është shprehur i gatshëm që të blejë skuadrën nga Premierliga, Newcastle United.

“Newcastle United është një skuadër e jashtëzakonshme” ka thënë fillimisht 43 vjeçari.

“Nëse njerëzit duan që unë ta blejë skuadrën e Newcastle, le të ma bëjnë me dije” ka shtuar amerikani.

Raportimet e mëhershme lidhur me këtë çështje kanë bërë të ditur se Floyd synon të blejë një pjesë të aksioneve të Newcastle.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse ylli i boksit do të bëjë ndonjë lëvizje formale në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat