E nisi me fitore te Feronikeli, kjo është deklarata e Tovërlanit pas ndeshjes

Futboll

E nisi me fitore te Feronikeli, kjo është deklarata e Tovërlanit pas ndeshjes

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:50
Afrim Tovërlani

Afrim Tovërlani e ka nisur me fitore aventurën e tij të re te kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.

‘Toki’ u emërua trajner i skuadrës nga Drenasi ditë më parë, ndërsa sot në ndeshjen e tij të parë, e mposhti Vushtrrinë me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, Tovërlani u shpreh i lumtur me fitoren, teksa zbuloi edhe problemin e madh të skuadrës së tij.

“Sinjali i parë për të dështuar, ka mundur të jetë nënçmimi i Vushtrrisë, por gjatë gjithë këtyre ditëve kam bërë gjënë e duhur që kjo mos të ndodhë”, ka thënë ‘Toki’ në SuperSport Kosova.

“Problemi kryesor është rikthimi i mentalitetit që ka pasur Feronikeli në vitet e fundit pas ndryshimeve, dhe sistemimi i duhur i skuadrës”, vlerësoi trajneri më i trofeshëm.

“Në këtë lojë humbëm shumë raste përfshirë edhe penalltinë por kishim edhe shtylla, por kështu e ka futbolli”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat