Arsenali i ofron 30 milionë euro për Smallingun

Futboll

Arsenali i ofron 30 milionë euro për Smallingun

Më: 9 mars 2020 Në ora: 18:10
Chris Smalling

“Topçinjtë” duan ta transferojnë gjatë verës që vjen qendërmbrojtësin anglez, i cili po shkëlqen tek Roma

Arsenali është i interesuar për qendërmbrojtësin, Chris Smalling.

Futbollisti anglez është i huazuar nga Manchester United tek Roma gjatë këtij sezoni.

Sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, “Topçinjtë” janë të gatshëm t’i paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin.

Smalling po shkëlqen në fanellën e Romës, e cila po ashtu po synon ta blejë kartonin e tij.

Mbrojtësi i Unitedit shihet si zëvendësues ideal i Shkodran Mustafit, i cili pritet të largohet nga Londra gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat