Dardanët: Nuk i fyejmë lojtarët shqiptarë të Maqedonisë, iu dëshirojmë humbje

Futboll

Dardanët: Nuk i fyejmë lojtarët shqiptarë të Maqedonisë, iu dëshirojmë humbje

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:19
Dardanët

Dardanët kanë premtuar se nuk do të ketë fyerje ndaj shqiptarëve që luajnë me kombëtaren e Maqedonisë Veriore.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës po afron, kurse pikëpyetje ka mbi atë nëse do të ketë publik ose jo, duke pasur parasysh përhapjen e Coronavirusit.

Megjithatë, si qëndron situata, në Shkup pritet të ketë tifoz. Së fundmi, lidhur me këtë ndeshje ka folur edhe Luli Berisha, lideri i Dardanëve, në një intervistë për gazetarin e ‘Sportmedia.mk’, Reshat Ibrahimi.

“Ne nuk do t’i fyejmë shqiptarët që luajnë për Maqedoninë, por ne nuk do t’i duartrokasim kur ata zbresin në fushë. Ju dëshirojmë humbje të këndshme” ka thënë Luli.

“Sigurisht, ne po përgatitemi për ndeshjen në Shkup. Ne kemi 2 mijë tifozë, aq sa FFK ka siguruar për këtë ndeshje historike” ishin fjalët e liderit të Dardanëve.

Ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të luhet më 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat