De Bruyne i gatshëm për ndeshjen kundër Arsenal - Bota Sot
De Bruyne i gatshëm për ndeshjen kundër Arsenal

Futboll

De Bruyne i gatshëm për ndeshjen kundër Arsenal

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:21
De Bruyne

Manchester City do të ketë një kartë më shumë në ndeshjen kundër Arsenal.

City ka pësuar humbje kundër Manchester United, ndeshje në të cilën nuk u paraqit Kevin De Bruyne.

De Bruyne ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Carabao Cup dhe ky lëndim ia pamundësoi paraqitjen kundër United.

Por, raportime nga James Ducker i ‘Telegraph’ bëjnë të ditur se belgu pritet të jetë i gatshëm për Arsenal.

Ndeshja mes Man City dhe Arsenal do të luhet të mërkurën, në ‘Etihad Stadium’. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat