Ter Stegen, prioriteti i Barcelonës

Futboll

Ter Stegen, prioriteti i Barcelonës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:30
Marc Andre Ter Stegen

Marc Andre Ter Stegen është prioriteti i skuadrës së Barcelona.

Barcelona është duke synuar të blindojë gardianin gjerman, duke rinovuar kontratën me të.

‘Sport’ shkruan  se Barca ka kontaktuar sërish me lojtarin, lidhur me rinovimin e kontratës.

Portieri gjerman ditë më parë raportohej se kishte njoftuar agjentin e tij se është i lumtur te Barca dhe se dëshiron qëndrimin.

Për këtë është njoftuar edhe drejtori sportiv i skuadrës, Eric Abidal.

Vlen të përmendet edhe fakti se Ter Stegen së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat