Italia pezullon aktivitetet sportive, Serie A ndërpritet deri në këtë datë

Futboll

Italia pezullon aktivitetet sportive, Serie A ndërpritet deri në këtë datë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 20:05
Cristiano Ronaldo

Komiteti Olimpik i Italisë ka pezulluar të gjitha aktivitetet sportive deri më 3 prill.

Në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së Koronavirusit, në Itali janë ndaluar të gjitha evenimentet sportive.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik i Italisë.

Më herët masa kishte marrë edhe Serie A, duke anuluar ndeshje të caktuara, por kampionati rifilloi këtë fundjavë.

Tashmë, me vendimin e ri, gjithçka do të jetë e pezulluar deri më 3 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat