Hysaj – Napoli, më në fund merret vendimi për shqiptarin

Futboll

Hysaj – Napoli, më në fund merret vendimi për shqiptarin

Më: 9 mars 2020 Në ora: 22:05
Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj pritet të rinovojë kontratën me Napolin.

Mediat italiane kanë shkruar të hënën se pozita e Hysajt te Napoli është përmirësuar ndjeshëm pas ardhjes së Gennaro Gattusos në postin e trajnerit.

Gatusso e udhëheq Napolin prej 11 dhjetorit të vitit të kaluar dhe prej atëherë Hysaj po luan më shumë për skuadrën e madhe italiane.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, mbrojtësi i djathtë kishte hapësirë të limituar dhe largimi dukej i pashmangshëm. Roma kishte shprehur interesim për të.

Kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në verën e vitit 2021, ndërsa Il Matino ka shkruar se një rinovim i kontratës është i mundshëm.

Trajneri Gatusso po e vlerëson Hysajn për faktin se mund të kontribuojë në të dy krahët. 26-vjeçari ka 13 paraqitje në këtë edicion të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat