Serie A suspendohet shkaku i coronavirusit

Futboll

Serie A suspendohet shkaku i coronavirusit

Më: 9 mars 2020 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Kryeministri i Italisë ka njoftuar se të gjitha evenimentet sportive, përfshirë edhe Serie A-n janë suspenduar shkaku i coronavirusit.

Vendimi u mor pas një tjetër mbledhje të mbajtur sot, derisa 7,958 persona janë infektuar, e që dje ishte numri rekord me 1,598 raste.

Deri më tani janë regjistruar 97 raste me fatalitet brenda 24 orëve, duke çuar numrin në total prej 463 personave që kanë ndërruar jetë.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi në një konferencë emergjente për media në këtë mbrëmje se ‘zona e kuqe’ është vendosur, kryesisht në Lomabardi.

“Nuk ka më kohë, numri është rritur në karantinë, në kujdesin intensiv dhe në vdekje. Habitë tona duhet të ndryshohen, duhet të sakrifikojë diçka për Italinë tonë”, ka thënë ai.

“Do të nënshkruajë dekretin e ri. Duhet t’i ikim udhëtimeve të panevojshme derisa nuk e kemi të detyrueshme. Duhet të suspendojmë edhe transportin publik”.

“Duhet të vëmë edhe një siguri të lartë edhe në Serie A dhe evenimentet e tjera që duhet t’i suspendojmë. Të gjithë tifozët duhet të pranojnë këtë”, ka shtuar më tej ai.

Do të mbetet të shihet se nëse ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës që zhvillohen në Itali a do të suspendohen.

Ky suspendim do të qëndrojë në fuqi deri më 3 prill, për t’u bërë kështu një vlerësim i gjendjes aktuale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat