Frika nga koronavirusi, tifozët nuk i lënë t’i shikojnë ndeshjet as në kafiteri

Futboll

Frika nga koronavirusi, tifozët nuk i lënë t’i shikojnë ndeshjet as në kafiteri

Më: 9 mars 2020 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Kafiteritë në Londër do të detyrohen të mos i shfaqin ndeshjet e ndryshme të futbollit evropian, në rast se ballafaqimet luhen pa tifozë.

Shumë ndeshje të ndryshme në ligat evropiane janë luajtur pa tifozë javët e fundit për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.

Në Angli kafiteritë do të ndalohen të shfaqin ndeshjet për shkak se shteti i tyre po kërkon që të shmang turmat.

“Ndoshta kishte më shumë rrezik që virusi të përhapet në kafiteri”, ka theksuar një polic për The Times.

Kjo do t’i dëmtonte rëndë bizneset, pasi sipas mediumeve britanike kafiteritë paguajnë deri në 10 mijë dollarë në vit për të transmetuar ndeshjet e ndryshme evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat