Milan dhuron 250 mijë euro në iniciativën kundër koronavirus

Futboll

Milan dhuron 250 mijë euro në iniciativën kundër koronavirus

Më: 10 mars 2020 Në ora: 00:13
Milan

AC Milan ka vendosur të dhurojë 250 mijë euro në iniciativën për të mposhtur koronavitusin.

Sot (e hënë) u morr vendimi që Seria A se bashku me të gjitha sportet në Itali të suspendohen deri në datën 3 prill 2020.

Pas këtij vendimi kanë reaguar “Rosonerët” të cilët shpresojnë që më këtë para t’i ndihmojnë shtetit për të mposhtur virusin që është duke shkaktuar tmerr anë e mbanë botës.

Drejtori i Milanit, Ivan Gazdis ka thënë se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

“Në jetë ka disa gjëra më të rëndësishme se futbolli. Të gjithë duhet të kemi kujdes, të veprojmë me përgjegjësi të lartë dhe të dëgjojmë këshillat e autoriteteve”.

“Me krenari tregojë se kemi vendosur të japim kontribut në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e të gjithëve”, theksoi Gazdis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat