Enis Bardhi lëndohet – mund të mos luajë kundër Kosovës

Futboll

Enis Bardhi lëndohet – mund të mos luajë kundër Kosovës

Më: 10 mars 2020 Në ora: 00:32
Enis Bardhi

Futbollisti shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, mund të mos paraqitet në takimin kundër Kosovës që do të zhvillohet në Shkup.

Sipas një raporti mjekësor të lëshuar nga klubi i tij, Levante, Bardhi ka probleme me lëndim andaj nuk dihet se sa do të mungojë.

Në kuadër të play-offit të fazës kualfikuese të ‘Euro 2020’, Kosova e Maqedonia takohen mes vete më 26 mars në Shkup.

“Enis Bardhi: Tendosje e butë e kyçit të këmbës së djathtë. Në pritje të zhvillimeve në ditët e ardhshme”, shkruhet në raportin mjekësor për Bardhin.

Mesfushori 24-vjeçar, ditë më parë ka deklaruar se është nip i kosovarëve, por premtonte maksimumin kundër ‘Dardanëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat