Presidenti Armand Duka në këtë mënyrë tallet me koronavirusin

Futboll

Presidenti Armand Duka në këtë mënyrë tallet me koronavirusin

Më: 10 mars 2020 Në ora: 00:54
Armand Duka

Kategoria Superiore në Shqipëri mbylli javën e 26-të të saj, ku dy ndeshjet e fundit u zhvilluan pa tifozë. Kjo për shkak se në orët e para të mëngjesit së të hënës u konfirmuan dy rastet e para me Koronavirus në Shqipëri.

Diçka e tillë solli një panik në vend, ku bëri që dhe qeveria të merrte vendime dhe masa drastike ku një prej tyre ishte pezullimi i ndeshjeve të futbollit. Presidenti i FSHF-s, Armand DUKA i ftuar në “Pressing” sqaroi dhe situatën e krijuar në futboll:

“Në fakt është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhi në të ardhmen. Qeveria mori një vendim që ndërpret aktivitet jo vetëm sportive.

Tani detajet çfarë do të ndodhi jo vetëm me kampionatit besoj se duhet ti nxjerrin nesër aktet dhe udhëzimet. Sepse duhet të ketë diskutim sepse pasojat janë shumë të mëdha.

Sot e gjendëm një zgjidhje të shpejtë për pa spektatorë. Shëndeti është i pari, futbolli dhe biznesi janë të dytat.

Mos zhvillimi i ndeshjeve ka pasoja ekonomike. Sepse ka 20 mijë futbollistë dhe më shumë se 5 mijë që shërbejnë, ka pasoja ekonomike si e drejta televizive dhe ti nuk bën emision nëse nuk ka sport.

Nga pikëpamja sportive është e vështirë se kur do ti përfundosh dhe a do jesh pjesë e Europës nëse ke nuk ke mbyllur kampionatin. Unë mendoj se ka dhe një lloj paniku se me dy raste nuk mendoj se është ndonjë panik i madh.

Personalisht nuk do të merrja dhe masa kaq drastike. Këto lloj masash kanë pasoja.

1 muaj pezullim a je i vërtetë që të rikuperosh. Nëse virusi do të na mbylli kaq shumë brenda nuk mund të marrim kallashin kundër virusit. Shëndeti i pari por nuk besoj se duhet të jemi në kaq panik. Sa gripëra që kemi kaluar ne shqiptarët”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat