Juventusi mendon ta luajë në “Air Albania” - Bota Sot
Juventusi mendon ta luajë në “Air Albania”

Futboll

Juventusi mendon ta luajë në “Air Albania”

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:11
Juventusi mendon ta luajë në “Air Albania”

Ndërsa UEFA do t’i nënshtrohet vendimit të qeverisë se stadiumet italiane do t’i mbajnë dyert e mbyllura për tifozët e tyre deri në një përmirësim të situatës, “Gazzetta dello Sport”, por jo vetëm, ofruan dje një prapaskenë, lidhur me duelin në Champions, kundër Lionit.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit bardhezi kanë provuar ta spostojnë ndeshjen e kthimit (të parën Juvja e humbi 1-0 në Lion) të së martës së 17 marsit, në program në “Allianz Stadium”, në një prej stadiumeve të Maltës dhe jo më në Torino.

Kërkesa kuptohet se është bërë për të pasur me vete një numër të caktuar ultrasish, të cilët do të ndihmonin Ronaldon me shokë për të provuar përmbysjen e rezultatit të parë në 1/8-at, por përgjigjja ka qenë negative.

Faqja e Federatës Malteze të Futbollit, me anë të një komunikate ka nënvizuar se e ka shtyrë kërkesën e Juventusit për të luajtur me tifozë ndaj Lionit, edhe pse kjo deklaratë nuk ka marrë asnjë reagim nga klubi bardhezi.

Megjithatë nuk është vetëm Malta shteti ku Juventusi ka menduar të luajë ndeshjen e saj. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë menduar që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e ri shqiptar “Air Albania”, ku do të kishin edhe një numër të madh tifozësh.

Por, situata alarmante e Koronavirus që ka përfshirë vendin tonë, e bën të pamundur që kjo ndeshje të zhvillohet në “Air Albania”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat