Italianët shkruajnë për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Italianët shkruajnë për sulmuesin e Kosovës

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:44
Italianët shkruajnë për sulmuesin e Kosovës

Emri i sulmuesit shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi vazhdon të përmendet në gazetat italiane, për një transferim të mundshëm në kampionatin italian.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i Lazios Igli Tares ka qenë duke e ndjekur Muriqin që moti dhe oferta prej 20 milionë euro është gati.

Javë më parë ishte raportuar edhe për interesimin e Lazios për Olivier Giroud, por transferimi i Muriqit duket më serioz.

Për Muriqin interesim ka shprehur edhe Tottenhami por Tare mund t’ia dalë para londinezëve nëse ofron shumën e duhur.

Muriqi ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon me fanellën e Fenerbahçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat