Rriten gjasat që Barcelona - Napoli të luhet pa tifozë

Futboll

Rriten gjasat që Barcelona - Napoli të luhet pa tifozë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:55
Rriten gjasat që Barcelona - Napoli të luhet pa tifozë

Barcelona pritet që të mos ketë përkrahjen e 99 mijë tifozëve për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Vendimi nuk është ende i formës së prerë, por bazuar në sygjerimet e Ministrisë së Shëndetësisë, vendimi pritet të zyrtarizohet gjatë ditës.

Dje është vendosur që ndeshja Sevilla-Roma në Evropa League të luhet pa tifozë dhe vendim i njëjtë pritet të mirret edhe për ndeshjen Barcelona-Napoli.

Napoli nuk ndodhej në hartën e rrezikshmërisë nga coronavirusi deri dje, por që disa raste janë regjistruar atje me epideminë e rrezikshme, gjë që do të ndikojë edhe në vendimin për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Ky vendim pritet të jetë goditje për Barcelonën pasi që atmosfera në “Camp Nou” gjithmonë ka qenë një përparësi për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat