Haaland e shpjegon pse urren të përballet me Van Dijk - Bota Sot
Haaland e shpjegon pse urren të përballet me Van Dijk

Futboll

Haaland e shpjegon pse urren të përballet me Van Dijk

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:19
Van Dijk dhe Haaland

Erling Haaland e ka përshkruar Virgil van Dijk si një "lojtar të pabesueshëm", dhe shpjegoi pse e kishte të vështirë përballjen me qendërmbrojtësin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Haaland luajti kundër Van Dijk në dy raste gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me Red Bull Salzburg në pjesën e parë të sezonit.

Norvegjezi gjeti rrjetën në një humbje 4-3 në ‘Anfield’, por pati shumë pak gëzim kur Reds triumfuan 2-0 në ‘Red Bull Arena’, e cila bëri që Salzburgu të binte në Ligën e Evropës.

Më pas, sulmuesi i talentuar kaloi te Borussia Dortmund në afatin kalimtar të janarit.

I pyetur nga France Football se me cilin mbrojtës e urrën të përballet, Haaland tha: “Van Dijk. Ai është i pabesueshëm”.

“Ai është i fuqishëm, i shpejtë, ai zotëron të gjitha cilësitë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat