Trajneri Ramadani: Nuk jam i gatshëm të drejtoj FC Struga Trim Lum

Futboll

Trajneri Ramadani: Nuk jam i gatshëm të drejtoj FC Struga Trim Lum

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:44
Trajneri Ramadani: Nuk jam i gatshëm të drejtoj FC Struga Trim Lum

Trajneri i njohur nga Shkupi, Zekirja Ramadani, ka qenë i kontaktuar për të drejtuar FC Struga Trim Lum, në vazhdim të kampionatit, megjithate ai i ka thënë gazetarit sportiv Reshat Ibrahimi se për momentin nuk mund të ulet në pankinën e struganëve.

Me këtë rast, "Zeka" falënderon klubin strugan për respektin që kanë treguar ndaj tij.

"Fillimisht falënderoj Fc Strugën për besimin që kanë treguar për të udhëhequr skuadrën në vazhdim të kampionatit, megjithatë unë për momentin nuk jam i gatshëm të drejtoj ekipin e tyre. Ju uroj suksese në kampionat dhe kupë", i ka deklaruar trajneri Ramadani gazetarit sportiv Reshat Ibrahimi.

Struga Trim Lum të mërkurën luan në Shkup ndaj Vardarit dhe në këtë takim struganët pritet ti udhëheq Meriton Gega, ndihmëstrajner i skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat