Lideri i tifozëve të Kosovës: Nuk do t’i fyejmë futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, iu dëshirojnë humbje të ëmbël

Futboll

Lideri i tifozëve të Kosovës: Nuk do t’i fyejmë futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, iu dëshirojnë humbje të ëmbël

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:47
Lideri i tifozëve të Kosovës: Nuk do t’i fyejmë futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, iu dëshirojnë humbje të ëmbël

Lideri i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët”, Luli Berisha në një deklaratë ekskluzive dhënë gazetarit të sportit, Reshat Ibrahimi, ka thënë se po përgatiten maksimalishtë për ndeshjen historike Maqedonia e Veriut-Kosova, e vlefshme për play-off e Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020.

Ai ka thënë se nuk do t’i fyejnë lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë, por iu dëshirojnë një humbje të ëmbël. Ndërkohë, që kanë edhe një mesazh për ta.

“Po, gjithësesi se po përgatitemi. I kemi dërguar 2.000 emra dhe mbiemra për bileta, aq sa na i ka kërkuar FFK-ja për këtë ndeshje historike”, deklaroi lideri i tifozëve të Kosovës në futboll“Dardanët”, Luli Berisha.

“Nuk do ti fyejmë lojtarët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut, por as nuk do t’i duartrokasim gjatë daljes në terren. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Ne nuk njihemi për fyerje, apo që bëjmë diçka të pahijshme, sepse ne përfaqësojmë shqiptarët”, shtoi ai.

“Mesazhi ynë për futbollistët shqiptarë që luajën për Maqedoninë e Veriut iu themi se jemi një dhe Kosova është e shenjtë. Atyre ju dëshirojmë një humbje të ëmbël. Dajtë do t’i mundin dhe puro shqiptarët nga Kosova heroike”, përfundoi kryetari i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”.

Ndeshja e play-off-it për kualifikim në Euro 2020, Maqedonia e Veriut-Kosova do të luhet me 26 mars në stadiumin arena “Todor Proeski” në Shkup me fillim prej orës 20:45 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat