Merret ky vendim për ndeshjen Barcelona – Napoli

Futboll

Merret ky vendim për ndeshjen Barcelona – Napoli

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:04
Merret ky vendim për ndeshjen Barcelona – Napoli

Klubet e La Ligës janë duke u përgatitur që ndeshjet të luhen pa tifozë nga fundjava e ardhshme, për shkak të rrezikut nga koronavirusi në Spanjë.

Ani pse kampionati elitar spanjoll nuk është rrezikuar në masë të madhe, autoritetet e shëndetit në vend kanë këshilluar Federatën e Futbollit të Spanjës.

Nga ana tjetër, Barcelona ka konfirmuar se ndeshja e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit do të luhet pa tifozë në “Camp Nou”.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 1200, me një rritje prej dhjetë nga e shtuna.

Në Spanjë gjithashtu priten të mbyllen dhe shkollat, sidomos në Vitoria dhe në kryeqytet, Madrid.

Javën e kaluar, presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se kampionati është i gatshëm të marrë masa.

“Ne kemi një komision me La Ligan që jemi duke e përcjellur këtë problem nga afër dhe do të bëjmë planet tona”, ka thënë Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat