A po shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë? Ja e fundit!

Futboll

A po shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë? Ja e fundit!

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:20
A po shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë? Ja e fundi!

Konfederata e Futbollit të Evropës (UEFA) është duke shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së gjitha ndeshjeve të përfaqësueseve deri në muajin prill, përfshirë këtu edhe ndeshjen e plejofit për Evropianin 2020 mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkruan “Ekipa.mk”.

Ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar, por mediumet evropiane raportojnë se UEFA është afër të marrë një vendim të tillë.

FM shprehet se situata e përgjithshme është duke u monitoruar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe se të gjitha masat e miratuara nga Qeveria e Maqedonisë do të duhet të respektohen. Do të ketë gjithashtu konsultime me UEFA-në që monitorojnë situatën në secilin vend veç e veç.

Biletat për ndeshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës tashmë janë shitur tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat