Ky është vendimi për La Ligan

Futboll

Ky është vendimi për La Ligan

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:17
Ky është vendimi për La Ligan

Nuk mendohej deri para 10 ditësh, por koronavirusi shumë shpejt u bë rrezik i madh edhe në Spanjë.

La Liga ka konfirmuar se në dy javët e ardhshme të ndeshjeve në Primera dhe Segunda Division do të luhen pas dyerve të mbyllura, me Real Madrid-Eibar në ‘Santiago Bernabéu’ dhe ndeshjen e nivelit të dytë midis Racing-Lugo në ‘El Sardinero’ të premten – ndeshjet e para që do të organizohen pa spektatorë në stadiume.

Vendimi është marrë si një masë për të frenuar zgjerimin e virusit Covid-19 (koronavirusi) në Spanjë dhe u ra dakord pas një procesi konsultimi me Departamentin e Shëndetësisë dhe bordet e ndryshme shëndetësore rajonale.

Megjithë aktvendimin duke përmendur fillimisht vetëm për dy javë, ndalimi i spektatorëve do të jetë i vendosur për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme nga qeveria.

LaLiga shpreson të jenë në gjendje të luajnë 11 ndeshjet e fundit dhe po punojnë me UEFA-n, në rast se takimet vendosën të anulohet krejtësisht, atëherë shtyerja e Kampionatit Evropian mbetet zgjidhja ideale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat