Çfarë thotë Totti? - Bota Sot
Çfarë thotë Totti?

Futboll

Çfarë thotë Totti?

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:18
Çfarë thotë Totti?

Me James Pallotën nuk pati një marrëdhënie të mirë dhe për këtë arsye u largua nga Roma, skuadër në të cilën kishte kaluar të gjitha vitet e karrierës si futbollist dhe kishte nisur një jetë të re si drejtues.

Aktualisht ish legjenda e klubit verdhekuq ka hapur një agjenci për menaxhimin e talenteve dhe këshillimin e klubeve, por me ndryshimin e pronësisë së skuadrës romane, ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi te ekipi i tij i zemrës.

“Nëse Friedkin më telefonon, do t’i përgjigjem dhe do ta dëgjoj me vëmendje. Aktualisht e kam një angazhim, por sa i përket rikthimit te Roma: kurrë mos thuaj kurrë”, deklaoi ish kapiteni i Romës.

I pyetur për ecurinë e skuadrës këtë sezon, Totti foli me fjalë të mira për punën e bërë dhe u shfaq optimist se Roma mund t’ia dalë të sigurojë një vend në zonën Champions të renditjes.

“Trajneri Fonseca ka punuar mirë dhe skuadra i ka shanset për një vend në zonën Champions, por duhet të luajnë të bashkuar dhe të japin maksimumin, pasi tani nuk kanë mbetur edhe shumë javë”, u shpreh Totti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat