Reali nuk bind - Bota Sot
Reali nuk bind

Futboll

Reali nuk bind

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:38
Reali nuk bind

Rikthimi për herë të dytë në Madrid nuk po shkon aspak mirë për Zinedine Zidane, pasi Reali i tij po vuan shumë dhe në 7 ndeshjet e fundit ka pësuar 4 humbje, një prej të cilave në Ligën e kampionëve, ku është me një këmbë jashtë kompeticionit.

Humbja e fundit në kampionat ka trazuar edhe më shumë ujërat në “Santiago Bernabeu”, me Zizou që e ka të qartë që Florentino Perez nuk bën pjesë te ata president që kanë durim me trajnerët dhe presin gjatë për ndryshimin e situatës.

Kontrata e francezit me madrilenët skadon në verën e 2022-shit, por nëse Reali nuk ia del të fitojë kampionatin (nga Kupa është eliminuar dhe në Champions ka edhe ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn), atëherë do ta mbyllë eksperiencën e dytë si trajner që në qershor të këtij viti.

Jo më kot, sipas mediave spanjolle, presidenti madrilen ka nisur kontaktet me përfaqësues të Maurizio Pochettinos, ish trajner i Tottenhamit, që aktualisht është i papunë dhe që pëlqehet shumë në Spanjë, ku më herët ka stërvitur edhe Espanyolin.

Sipas mediave iberike, numri një i “Los Blancos” ka urdhëruar vartësit e tij që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me teknikun argjentinas, i cili shihet si alternative e parë për të zëvendësuar Zidane, nëse vendoset shkarkimi i tij.

Emri tjetër në listën e Perez është ai i ish trajnerit të Juventusit,. Massimiliano Allegri, i cili është i papunë dhe ka premtuar rikthimin verën e ardhshme, ndonëse për italianin në garë janë edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat