Merre vendim përfundimtar për sfidën Maqedoni-Kosovë! Vendim i keq

Futboll

Merre vendim përfundimtar për sfidën Maqedoni-Kosovë! Vendim i keq

Nga: K. G. Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:22
Merre vendim përfundimtar për sfidën Maqedoni-Kosovë! Vendim i keq

Mediat në Maqedoni, veçmas ekipa.mk. shkruan se ndeshja Maqedoni – Kosovë do të luhet pa shikues. 


Ndeshja e play-off-it e gjysmëfinales në Ligën e Kombeve midis Maqedonisë dhe Kosovës më 26 mars, që luhet në  “Todor Proevski” në Shkup, do të zhvillohet pa praninë e shikuesve. Ky është një vendim i prerë i Qeverisë së RSM-së që Federata e Futbollit e Maqedonisë pritet të pranojë dhe ta informojë UEFA-në.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha në konferencën e sotme për shtyp se Qeveria e RSM ka marrë një vendim që të ndalojë mbajtjen e garave me shikues për 30 ditët e ardhshme, që do të thotë deri më 10 prill. Këtu hyn ndeshja Maqedoni-Kosovë, e cila do të luhet pa shikues.

"Qeveria e RSM në seancën e saj mori një vendim që të ndalojë mbajtjen e garave sportive në vend me publik për 30 ditët e ardhshme" - informoi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat