Agim Ademi nuk e pranon dënimin, paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme - Bota Sot
Agim Ademi nuk e pranon dënimin, paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme

Futboll

Agim Ademi nuk e pranon dënimin, paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:04
Agim Ademi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe rangjet tjera duke konstatuar se deri më tani garat po rrjedhin mirë e me dinamikën e paraparë me disa raste të kontestuara, edhe për faktin se kampionati po hynë në fazën finale, prandaj KE u kërkon Komisioneve të FFK-së që të punojnë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe të marrin masat e duhura ndëshkimore pa përjashtim, sikur që KE do t’u dalë në mbrojtje të gjithë atyre që atakohen pa të drejtë. KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë.

KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme.

Ndërsa, presidenti Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat